4 nga kanditatët që janë në garë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit kanë rezultuar me probleme duke penguar kështu kandidimin e tyre dhe ulur numrin e konkurrentëve.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari Igli Çelmeta i cili raporton se profili i 4 kandidatëve, pa zbuluar emrat e tyre, ka shfaqur probleme.
“Burime konfidenciale më bëjnë me dije se disa kandidatë që aplikojnë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit kanë rezultuar me probleme me pastërtinë e figurës, dhe nuk do zgjidhen në krye të policisë së vendit” tha gazetari Çelmeta.
Për pasojë, minimozohet mundësia që 4 kandidatët të cilët kanë dalë më probleme të zgjidhen në krye të Policisë së Shtetit.
Çelmeta raporton se Ministria e Brendshme ka kryer verifikimet përkatëse për kandidatët, duke kërkuar informacion nga organet ligjzbatuese, përfshirë SHISH-in dhe SPAK-in, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Për rrjedhojë, aktualisht mbeten në garë 10 kandidatë, në mesin e të cilëve njëri prej tyre pritet të marrë frenat e Policisë së Shtetit.
Fjala e Igli Çelmetës: Një ndër kriteret kryesore është që Ministria e Brendshme ka kryer verifikimet e figurës së kandidatëve, duke kërkuar informacione ne organet ligjzbatuese, duke përfshirë SHISH-in dhe SPAK-un, por edhe partnerët ndërkombëtarë. Burime konfidenciale më bëjnë me dije se disa kandidatë që aplikojnë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit kanë rezultuar me probleme me pastërtinë e figurës, dhe nuk do zgjidhen në krye të policisë së vendit.
Përveç këtyre kandidatëve, pritet që pas zgjedhjes së drejtorit të ri të Policisë, të kemi një spastrim të ri në Policinë e Shtetit, ku do të kemi një bashkëpunim të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut, për pastrimin e Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve që kam nga lista me 14 kandidatë, të paktën 4 prej tyre rezultojnë me probleme me pastërtinë e figurës.