Detaje/ Kurti takim me Sekretaren e Përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Sekretaren e Përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës, Elena Kirtcheva me të cilën kanë biseduar për bashkëpunimin dhe promovimin e bizneseve nga Kosova. Zyra e Kurtit njofton se në takim është biseduar për hapat e mëtejmë në drejtim të avancimit të rolit të organizatës dhe për të promovuar bizneset nga Kosova si masë drejt zhvillimit ekonomik.

“Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Republikës së Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se në fokus ishte edhe themelimi i zyrës së VEF në Republikën e Kosovës, e cila do dakordohet përmes një memorandum mirëkuptimi ndërmjet organizatës dhe Zyrës së Kryeministrit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me VEF dhe promovimin e bizneseve vendore me qëllim të rritjes ekonomike për dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top