Detaje/ Hera e katërt brenda vitit, PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare të saj. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet online dhe nis në orën 17:00 me fjalën e kreut të PS-së, Edi Rama, i cili pritet t’u lërë porositë e tij anëtarëve të asamblesë kur ndajnë më pak se 1 vit nga zgjedhjet e 2025-ës.

Pas Ramës, fjalën pritet ta marrë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, i cili do të raportojë për ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme brenda partisë.

Gjatë punimeve të asamblesë do të miratohet edhe projektvendimi për thirrjen e Kongresit të Partisë Socialiste i cili është edhe organi më i lartë vendimmarrës i kësaj force politike, i cili pritet të mblidhet gjatë muajit korrik ku do të zgjidhet asambleja e re e partisë socialiste.

Kështu, Rama mbledh Asamblenë brenda vitit për të katërtën herë, ndërsa në tre mbledhjet e kaluara, ka kërkuar më shumë angazhim në terren nga anëtarët e asamblesë dhe rritje të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top