Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Hekuran Murati dhe Arbëria Nagavci, nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk arritën të siguronin 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.

Kjo ishte hera e dytë që Murati u propozua për këtë post, ndërsa Nagavci ishte e para herë që kandidonte. Pas dështimit të tyre, partia fituese e zgjedhjeve të shkurtit propozoi Dimal Bashën për postin e kryeparlamentarit.

Para seancës, partitë opozitare përsëritën qëndrimet e tyre ndaj zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimeve Musliu, deklaroi se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së, duke argumentuar se partia “po mban peng shtetin” që nga 9 shkurti, data e zgjedhjeve parlamentare.

Ky ishte vazhdimi i tretë i seancës konstituive që nga publikimi i aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top