Dështon për të 26-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës edhe në përpjekjen e 26-të për vazhdimin e seancës.

Optimist që Kosova do të ketë institucionet e saj është kryetari i Nismës, Fatmir Limaj. Sipas tij, është e qartë se do të ekzistojë një marrëveshje politike.

“Dalëngadalë po afrohet koha që Kosova të ketë institucionet e saj. Është e qartë se do të kemi një marrëveshje politike që do t’i japë Kosovës institucionet e saj. Ne, si subjekt, kemi ofruar një mundësi mbi bazën e kapaciteteve tona, për të qenë të përgjegjshëm dhe për të dhënë kontributin tonë.”

Deputeti i Vetëvendosjes ka akuzuar ish-partitë opozitare se po e bllokojnë Kuvendin.

“Do të ishim bllokues sikur të mos e kishim propozuar Albulenën, siç ka bërë PDK në të kaluarën, duke e mbajtur të fikur Kuvendin për dy muaj, për shkak se nuk ka mundur të sjellë një propozim,” tha deputeti i LVV-së, Dimal Basha.

Deputetit Basha i reagoi menjëherë deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

“Arsyeja përse ne nuk po marrim pjesë në votim është e qartë: ka shkelje të Kushtetutës. Kalimi i votimit nga i hapur në të mbyllur është antikushtetues,” u shpreh deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

Seanca do të vazhdojë të enjten.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top