Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, deputetët e PS nuk paraqiten

Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka dështuar për herë të tretë. Anëtarët e mazhorancës nuk janë paraqitur sërish në mbledhjen e parashikuar për sot në orën 10:30, ku pritej që të miratohej plani i hetimit 3 javor si edhe kërkesat për informacion.

“Nëse mungojnë tri herë radhazhi duhen shkarkuar dhe duhen zëvendësuar me të tjerë. Kjo është hera e tretë që 8 deputetë mungojnë në mënyrë të paligjshme dhe do i dërgojmë kërkesë kryetares së Kuvendit që të marrë masa”, tha Vokshi.

Seanca e radhës do të mbahet të premten, ku sipas deputetes, do të listohen shkeljet ligjore që nga mbledhja e parë, e mazhorancës që kanë bojkotuar komisionin hetimor.

“Shpërdorim i përgjegjësive nga kuvendi i Shqipërisë, kjo nuk është një pamje normale, që mazhoranca të bojkotojë vendimmarrjen e kuvendit të Shqipërisë, atë që ke votuar vetë. Po përpiqen të fshehin një aferë 200 mln euro. Kanë harruar që e vërteta vonon, por nuk harron”, tha deputetja Ina Zhupa.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top