Dështon edhe tentativa e 25-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Ka dështuar edhe tentativa e 25-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më datë 4 qershor, të mërkurën në orën 10:30. Seanca dështoi sërish nuk mori votat e mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nga 104 deputetë që ishin në sallë, 51 deputetë votuan për, një kundër dhe s’pati abstenim. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti sërish nuk pranuan të propozojnë emrat si dhe nuk morën pjesë në votim.

Sipas rregullores së Kuvendit, propozimi për kryetar i takon ekskluzivisht partisë fituese të zgjedhjeve -Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Kjo e fundit ka kandiduar Albulena Haxhiun për këtë post dhe, ndonëse ka shprehur gatishmëri për marrëveshje politike me subjektet tjera, ka bërë të qartë se nuk do të propozojë emër tjetër.

Përveç kryetarit, për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë duhet të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit. Vetëm pas përmbylljes së këtij procesi mund të procedohet me hapat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re. Kriza politike e pas zgjedhjeve ka ardhur si pasojë e mungesës së shumicës parlamentare nga ndonjë subjekt i vetëm dhe dështimit të deritanishëm për arritjen e një koalicioni funksional.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top