Dëshmoi për çështjen ‘Partizani’, shqyrtohet sot ankimimi i Berishës për masën ‘arrest në shtëpi’

Ditën e djeshme ish-kryeministri, Sali Berisha dëshmoi për herë të parë në SPAK, si person nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ndërsa do të mbahet sot seanca për ankimimin e masës ‘arrest shtëpie’. Seanca gjyqësore në Apel për ankimimin e Berishës do të zhvillohet në orën 9:00.

Ka qenë Berisha që përmes avokatëve të tij ka ankimuar vendimin e GJKKO-së të datës 30 dhjetor, që e la në arrest shtëpie, ndërsa kërkon një masë më të butë. Kujtojmë se dje për rreth 2 orë ish-kryeministri dëshmoi para prokurorëve Arben Kraja dhe Enkelejda Millonait. Pas daljes nga SPAK, Berisha pohoi për mediat se ishte ai që i kishte marrë në pyetje prokurorët, ndërsa sulmoi ashpër qeverinë Rama dhe SPAK-un, si institucion i varur.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top