Derrikson i propozon të dashurës në fushë, pas tre ditësh e ndan: “Kam karrierën”

“Gjithçka për dashurinë” duhet të ketë menduar Derrikson Quiros ndërsa zemra i shpërthente kur pa gruan për të cilën kishte humbur kokën t’i thoshte po dhe t’i vendoste në gisht unazën që vuloste propozimin për martesë që i kishte bërë në fund të ndeshjes së sapo luajtur. Është e vërtetë, duhet të ketë pranuar mesfushori 24-vjeçar nga Kosta Rika, Dante dinte shumë, dashuria ka një fuqi të tillë sa nuk lejon që ai që dashurohet të mos e kthejë ndjenjën. Por për sa kohë? Një detaj jo dytësor, me të cilin Quiros u detyrua të përballej pas vetëm tre ditësh: të dy në fakt u ndanë, duke lënë të habitur të gjithë ata që ishin gëzuar për çiftin.

Propozimi për martesë i Derrikson për Wendy Nicole
Ngjarja ka si protagonist futbollistin kostarikan Derrikson Jeikel Quiros, që luan te Xelaju MC, klub që militon në ligën më të lartë të Guatemalës. Më 15 shkurt, menjëherë pas fitores së skuadrës së tij 4-2 kundër Deportivo Marquense në stadiumin Mario Camposeco në Quetzaltenango, Derrikson mori guximin dhe thirri në fushë Wendy Nicole, një content creator dhe influencuese kostarikane.

Arbitri sapo kishte fishkëllyer fundin e ndeshjes, publiku ishte ende në festë për fitoren dhe futbollisti ishte në kulmin e transës së tij sportive dhe sentimentale. “Wendy eja këtu”, i tha, pastaj u ul në gjunjë, nxori një unazë dhe i kërkoi të martohej me të. Ajo tha po, duke shkaktuar duartrokitje, britma dhe në fund një standing ovation nga i gjithë stadiumi.

Pas tre ditësh gjithçka mbaron: çfarë ndodhi
Një moment shumë i bukur që u bë viral në rrjetet sociale, por angazhimi për jetën i marrë nga dy të dashuruarit zgjati shumë pak. Vetëm tre ditë pas propozimit për martesë, Quiros njoftoi fundin e marrëdhënies me një story në Instagram, duke folur për një “situatë personale të vështirë” për t’u menaxhuar me maturi, pa hyrë në detaje. Futbollisti theksoi se tani është i përqendruar te karriera dhe skuadra e tij, duke falënderuar tifozët dhe duke kërkuar respekt për momentin e tij privat.

Sa i përket Wendy, ajo publikoi një mesazh enigmatik në rrjetet e saj sociale: “Në fund të gjithçkaje, nuk do të ketë kurrë një përgjigje më të mirë se ajo e dhënë nga heshtja”. Për momentin nuk dihen arsyet e përfundimit të historisë mes futbollistit dhe influencueses; dikush hamendëson se vajza mund të ketë thënë po për shkak të presionit të situatës publike, ndoshta për të mos e poshtëruar Derrikson para të gjithëve, dhe më pas të ketë sqaruar mendimin e saj të vërtetë. Gjë që do të përforcohej nga vuajtja që duket nga ana e lojtarit. Në fund të fundit është e vërtetë se “mosdashuria nuk është kurrë reciproke, njëri thotë se dashuria ka mbaruar dhe tjetri është gjithmonë i habitur”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top