Villas-Boas rrëfen betejën me dy tumore: “Po vdisja i asfiksuar”

“Edhe disa minuta dhe do të kisha vdekur nga asfiksia”. Këto fjalë dramatike janë thënë nga André Villas-Boas, ish-trajneri i Porto dhe tani kandidat për president të skuadrës portugeze. Ish-trajnerit portugez iu desh të përballej me një betejë të ashpër me dy tumore që rrezikuan t’i merrnin jetën. Villas-Boas zbuloi sëmundjen pas një dëmtimi në shpinë të pësuar gjatë Dakar 2018. Fillimisht iu nënshtrua një operacioni në tiroide dhe më pas një tjetri në shpinë.

“Duhet të më hiqnin gjysmën e tiroides dhe doli që isha duke vdekur gjatë operacionit. Pas 10 minutash, fillova të ndihesha keq dhe mbaj mend që mendova: ‘Do të vdes, do të vdes’. Shtypa butonin, erdhi infermierja dhe vetëm mbaj mend që e dëgjova duke bërtitur, duke marrë shtratin tim e duke vrapuar nëpër spital drejt e në urgjencë. Dyert u hapën me forcë, më bënë injeksionin dhe… Kur u zgjova mund të ecija me këmbët e mia – shpjegoi Villas-Boas në një intervistë për Record -. Edhe pak minuta dhe do të kisha vdekur nga asfiksia. Ishte fat, sepse, për shkak të analizave të tiroides, ata zbuluan një tumor tjetër në shpinë, që gjithashtu duhej ta hiqja. Nëse nuk do të kishte qenë për aksidentin, nuk do t’i kisha zbuluar kurrë këto sëmundje në kohë”.

Ish-trajneri i Zenit San Petrsburg e Olympique Marseille tani është më mirë dhe është gati të përballojë sfidën elektorale me pasionin që e dallon dhe dashurinë për atë Porto që jo vetëm e ka drejtuar drejt skenave kryesore të Europës, por e ka lejuar të vazhdojë një dashuri të nisur nga larg.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top