Derbi i kryeqytetit, për herë të parë në histori në Vlorë: Tirana pret Dinamon, në Elbasan shkon Partizani

Faza e parë e kampionatit të kategorisë Superiore mbyllet në fundjavë, me javën e 9 të luajtur në dy ditë. Kampionati rikthehet kështu këtë fundjavë pas një pauze të imponuar nga ndeshjet e ekipeve kombëtare të vlefshme për raundin e tretë dhe të katërt të Nations League. Spikat derbi i kryeqytetit, ku Tirana pret Dinamon e që për herë të parë do të luhet në Vlorë dhe sfida mes Elbasanit e Partizanit.

Java e 9-të e kampionatit do të luhet në fundjavë, e ndarë në dy ditë: të shtunën dhe të dielën. Tre prej takimeve do të luhen ditën e shtunë. Laçi – Vllaznia, Egnatia – Teuta dhe Tirana – Dinamo City do të luhen në ora 14:00. Në krye të laçjanëve është tashmë italiani Francesco Moriero dhe me të, veriorët do të kërkojnë tre pikët e para të këtij sezoni.

Nga ana tjetër, Vllaznia vjen nga barazimi 0-0 me Elbasanin në transfetë. Takim i vështirë duket edhe ai mes Egnatias dhe Teutës, dy ekipe që i ndan vetëm një pikë në tabelë për të qenë në kuota të barabarta.

Tirana do të përballet me Dinamo City-n, një takim interesant dhe që pritet të dhurojë spektakël në fushën e lojës nga të dyja skuadrat. Ndeshja do të luhet në Vlorë në stadiumin “Flamurtari”.

Të dielën do të zhvillohen edhe dy sfidat e tjera të javës. Bylisi do të presë Skënderbeun në shtëpi, me takimin që është programuar të luhet në ora 14:00 ndërsa në 17:00 do të zhvillohet sfida tjetër e javës së 9-të mes AF Elbasani – Partizani.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top