Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë kanë njohur tashmë çiftet e nxjerra nga shorti i hedhur sot në orën 14:30. Goglat kanë qenë të ashpra me Tiranën, ndërsa ajo që mund të buzëqeshë është Vllaznia. Derbi i kryeqytetit rikthehet në Kupë me bardheblutë që kanë gjetur përballë Dinamon, ndërsa shkodranët përplasen me Bylis. Ndërkohë, Teuta do sfidojë Egnatian, kur Elbasani do të ndeshet me Partizanin.
SHORTI I ÇEREKFINALEVE
Teuta vs Egnatia
Tirana vs Dinamo
Elbasani vs Partizani
Bylis vs Vllaznia
Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo ishin pjesë e vazos së parë. Pjesa tjetër në vazon e dytë për të plotësuar tetë skuadrat më të mira të këtij kompeticioni. Avantazhi është që ekipet e vazos së parë e luajnë ndeshjen e dytë në shtëpi. Pra fati përfundimtar i këtyre çerekfinaleve do të vendoset në shtëpinë e Egnatias, Dinamos, Partizanit dhe Vllaznisë.
Vazo e parë: Egnatia, Vllaznia, Partizani, Dinamo
Vazo e dytë: Elbasani, Teuta, Bylis, Tirana
Ndeshjet e para çerekfinale në Kupë do të luhen më 11 shkurt dhe ato të kthimit më 4 mars. Për fazën gjysmëfinale do të ketë sërish short.
KALENDARI
11 shkurt
Teuta – Egnatia
Tirana – Dinamo
Elbasani – Partizani
Bylis – Vllaznia
4 mars
Egnatia – Teuta
Dinamo – Tirana
Partizani – Elbasani
Vllaznia – Bylis