Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot në rrjetet sociale lidhur me sulmin që iu bë eurodeputetit Fredi Beleri dje nga një qytetar, me vezë dhe kos, teksa ai dilte nga Kryesia e Kuvendit, por edhe faktit që dera e këtij institucioni nuk u hap në momentin që ai mbërriti. Berisha shkruan se në një akt hakmarrje primitive ndaj Belerit i cili ndodhet në Shqipëri si anëtar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, sipas tij, i mbyllën derën e Parlamentit dhe nuk e lanë të futet. Po ashtu Berisha shtoi se personi që sulmoi me vezë dhe kos dje Belerin, ishte provokator dhe pas aktit banditsk, sipas tij, u largua i qetë.
Postimi i Berishës:
Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin e bandit të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë. Unë kam dëgjuar Parlamentin Evropian të dënojë aktin e paprecedent ndaj deputetit Beleri të Këshillit nga Edi Rama, i cili pasi i rrëmbeu mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë dhe burgos me dëshmitarë të rremë i organizon me banditë agresionin fizik.