Deputetja britanike: Kaluan dy javë që kur Radoiçiç pranoi fajin për sulmin, Serbia ende pa pasoja

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar sërish lidhur me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës. Në një postim në platformën “X”, ajo shkruan se janë bërë dy javë që kur Milan Radoiçiç e ka pranuar fajin për sulmin dhe për Serbinë nuk ka pasur pasoja.

“Tashmë ka dy javë që kur Radoiçiç e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie. Ai mbetet i lirë në Serbi. Nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie, një akt i qartë përshkallëzimi”, shkruan Kearns.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top