Deputeti i Laburistëve Mike Amesbury derisa po priste taksinë në Frodsham të shtunën u sfidua nga votuesi në vend që po e qortonte për heqjen e subvencioneve qeveritare për ngrohje dhe mbylljen e urës lokale, transmeton Gazeta Metro.
Gazeta britanike Daily Mail shkruan se sulmi i deputetit ndodhi rreth orës dy të mëngjesit të të shtunës javën e kaluar që u kap nga kamerat e sigurisë.
Në xhirim shihet si i afrohet tani siç raportohet qytetari britanik 42 vjeç deputetit dhe pas fjalosjes rreth mbylljes së një ure lokale dhe për subvencionet dimërore të derivateve për ngrohje.
Nuk zgjati edhe aq fjalosje e deputeti papritmas godet në fytyrë qytetarin që bie dhe rrëzohet. Amesbury nuk i mjafton kjo dhe vazhdoi ta godasë kokës me grushte edhe pesë herë të tjera.
Sipas lajmeve të fundit ai është përjashtuar nga Partia Laburiste për këtë incident të turpshëm./gazetametro.net