Deputeti socialist, Nasip Naço paraqitet në SPAK: U thirra për çështjen CEZ-DIA

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Pas daljes nga SPAK, Naço tha për gazetarët se ishte thirrur për të dhënë deklarime për çështjen ÇEZ/DIA.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Nuk do të doja të isha sot këtu. Fakti që jam sot këtu është që ziliqarët hedhin baltë, por nuk kam marrëdhëniet me ta, por me qytetarët. Jam thirrur për çështjet penale që kanë të bëjnë me çështjen CEZ/DIA. Në atë kohë kam mbajtur qëndrim korrekt dhe kam folur me letra. Fakti që në atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike, duke nxjerrë jashtë sistemit disa kompani që kishin gati 20% të tregut të ÇEZ. Kjo i kurseu buxhetit të shtetit rreth 40 milionë euro në atë kohë. Unë i besoj institucionit edhe pse besoj se asnjë institucion nuk është i përsosur, por është i domosdoshëm.” , tha ish- ministëri i Drejtësisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top