Deputeti socialist Bujar Çela është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. I shoqëruar nga avokati mbrojtjes, Çela ka shkuar në SPAK në lidhje me shpërthimin që i mopri jetën babë e bir në magazinën e tij në 1 Mars.
Fillimisht Çela u akuzua nga Prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Por çështja i kaloi SPAK për moskompetencë nga Prokuroria e Fierit.
Nga shpërthimi i ndodhur në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.