Deputeti Korreshi: Po na hanë minjtë në pediatrinë e Lushnjës

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka kërkuar në Kuvend praninë e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, që të japë llogari për një çështje që ai e sjell nga Lushnja.

Korreshi deklaroi se në pediatrinë e Lushnjës ka minj.

“Kisha një pyetje, atë ministren e Shëndetësisë a ju kanë zënë sytë? Doja ti tregoja pamjet e pediatrisë së Lushnjës, po na hanë minjtë. Po lozin minjtë te pediatria. Nuk është ajo godina që do rregullohet. Të vijë ajo ministrja, të lërë ato buzët e kuqe se s’po e sjellim për pilaf. Por bëhet fjalë për fëmijët. Po na hanë minjtë. Sa herë që pyes unë për interpelancë, ajo nuk vjen.”, u sh[preh Korreshi

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top