Deputeti italian flet për Zvërnecin: S’ka lidhje me mjedisin, por me demokracinë

Deputeti italian Angelo Bonelli, pjesë e partisë “Alleanza Verdi e Sinistra” ka bërë një koment për atë që po ndodh me protestat për Zvërnecin në Shqipëri. Sipas tij, kjo nuk është thjesht një çështje mjedisi, por ka të bëjë me pushtetin e miliarderëve mbi demokracinë.

“Kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Ka të bëjë me pushtetin e miliarderëve mbi demokracinë. Shqipëria po bëhet një laborator për spekulime të reja ndërkombëtare: ishuj të shitur Kushnerit, dhëndrit të Trumpit, plazhe të mbrojtura nga buldozerët dhe protestues të sulmuar. Ka të bëjë me mjedisin, demokracinë dhe sovranitetin” – shprehet Bonelli.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top