Deputetët shqiptarë në Serbi të gatshëm për dialog me fituesit: S’heqim dorë nga kërkesat tona

Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog, bashkëpunim dhe partneritet me autoritetet e reja në Serbi, por se mbeten prapa kërkesave të tyre sa i përket pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kështu tha gjatë seancës plenare në Kuvendin serb deputeti nga Koalicioni Shqiptar, Shaip Kamberi.

Tetë parti shqiptare garuan së bashku në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, duke fituar dy mandate.

Zgjedhjet i fitoi Lista Studentore, duke siguruar 140 nga 250 mandate në Kuvend dhe duke rrëzuar nga pushteti pas 14 vjetësh Partinë Përparimtare Serbe të ish-presidentit Aleksandar Vuçiq. Koalicioni Shqiptar shprehu mbështetje për kandidaturën e kësaj liste për kryeparlamentar, Aleksandar Çupiq.

Duke folur për kërkesat e shqiptarëve në Serbi, Kamberi tha se ato nuk janë të reja dhe se shumë çështje thelbësore ende nuk janë zgjidhur. Ai u shpreh se presin përfaqësim real të shqiptarëve në institucionet shtetërore, zgjidhjen e çështjes së njohjes së diplomave, ndalimin e pasivizimit të adresave, përmirësimin e arsimit, përfshirë sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, si dhe zhbllokimin e fondit që Këshilli Kombëtar Shqiptar merr nga institucionet e Kosovës.

“Do ta mbështesim çdo nismë dhe jemi të gatshëm për partneritet në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por nuk do të heqim dorë nga parimet dhe kërkesat tona”, tha Kamberi.

“Vetë e drejta për barazi nuk është e negociueshme”, shtoi ai.

Shqiptarët në Luginë të Preshevës vazhdimisht ankohen për diskriminim dhe nënpërfaqësim institucional në Serbi, por edhe për atë që njihet si pasivizim i adresave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top