Deputetët e opozitës të bllokuar nga Garda, ministri Mete prezanton projektbuxhetin 2024

Konferenca e Kryetarëve ka nisur mbledhjen në orën 13:00 pavarësisht përpjekjeve të deputetëve të opozitës për të penguar zhvillimin e mbledhjes, por që u bllokuan nga Garda.

Në mbledhje ishte edhe ministri i Ekonomisë Ervin Mete, i cili prezantoi projektbuxhetin 2024.

Gjatë fjalës së tij, ministri Meta tha se projektbuxheti i vitit 2024 synon rritje ekonomike dhe mirëqenie për qytetarët. Ministri tha se Projektbuxheti 2024 tejkalon për herë të parë 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara dhe në të njëjtën kohë projekton uljen e borxhit publik, pa u shoqëruar nga masa të ndjeshme fiskale.

Ndërkohë në mbledhje u lejuan vetëm dy deputetë të opozitës, të cilët ishin Agron Gjekmarkaj dhe Zheni Gjergji, të cilët e quajtën të turpshëm vendimin e Kuvendit për zhvillimin e seancës pa opozitën.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top