Pak kohë më parë Belinda Balluku dhe biznesmeni Ron Yeffet u fotografuan bashkë, pas një dreke në një nga restorantet e Tiranës.
Ndërkohë pas publikimit të audio-përgjimeve të sipërmarrësit izraelito-amerikan, Ron Yeffet ku pretendohet për trafik armësh në bashkëpunim me kompaninë shtetërore KAYO, deputetët e opozitës në seancën e kësaj të enjteje kanë ngjitur këto foto në derën kryesore të Parlamentit. Por kanë qenë punonjëset e pastrimit të Kuvendit, që kanë grisur dhe hequr fotot.