Deptutetja e PD-së në Qarkun e Korçës thyen Heshtjen Elektorale, në një postim në rrjetin e saj social.
Ditën e sotme, kur është e ndaluar të bësh thirrje apo mesazhe politike, ajo ka bërë thirrje që banorët e Pustecit të votojnë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Pandi Jani.
Sorina Koti: Pasuritë natyrore të Prespës, do kthehen në dorën e banorëve.
Pusteci: pa rrugë, pa ujë, pa kanalizime, pa zhvillim!
Jo më një Pustec i varfër!
Pusteci do votojë Pandi Janin!
Pusteci në dorën tuaj!