Deportimi i emigrantëve nga Britania në Ruanda, të rrezikuar edhe shqiptarët

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman do të shkojë në Ruanda për marrëveshjen prej 140 milionë paundësh e Britanisë për dërgimin e azilkërkuesve andej nga kanë ardhur.

Braverman do të riafirmojë angazhimin e saj në marrëveshjen e arritur në prill 2022 nga paraardhësja e saj Priti Patel, e cila deri më tani nuk ka mundur të arrijë qëllimin e qeverisë për të penguar kalimet e paligjshme me gomone.

“Ruanda është një vend dinamik me një ekonomi të lulëzuar. Më ka pëlqyer ta vizitoj vetë, dy herë, dhe mezi pres ta vizitoj sërish,” tha Braverman.

Kjo e fundit do të takohet me politikanë të lartë të Ruandës dhe do të vizitojë objektet e ngritura si pjesë e Partneritetit të Migracionit dhe Zhvillimit Ekonomik, i cili është pjesë integrale e projekt- ligjit të ri të migracionit të paligjshëm.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top