Denzel Washington ka folur së fundmi për humbjen e Oscar për aktorin më të mirë.
Aktori i “Gladiator II”, i cili kishte fituar tashmë një Oscar në 1989, mori nominimin e tij të katërt për rolin e tij si Rubin Carter në filmin “The Hurricane” të vitit 1999.
Por përveç Kevin Spacey – i cili u nominua për “American Beauty” – Washingtoni ishte kundër Russell Crowe për “The Insider”, Richard Farnsworth për “The Straight Story” dhe Sean Penn për “Sweet and Lowdown”. Spacey përfundimisht doli fitues dhe fitoi çmimin e tij të dytë Oscar.
“Në Oscars, ata thirrën emrin e Kevin Spacey,” tha Washington për Esquire Magazine.“Më kujtohet se u ktheva dhe e pashë atë, dhe askush nuk po qëndronte në këmbë përveç njerëzve përreth tij. Dhe të gjithë të tjerët po më shikonin mua.”
“Jo se ishte kështu. Ndoshta kështu e kam perceptuar. Ndoshta u ndjeva sikur të gjithë po më shikonin. Sepse pse të gjithë do të më shikonin mua? Duke menduar për këtë tani, nuk mendoj se ishin,” shtoi ai.
Aktori tha se ai “shkoi në shtëpi dhe piu atë natë”. “Duhej,” tha ai. “Nuk dua të tingëlloj si “Oh, ai fitoi Oscarin tim”, apo diçka të tillë. Nuk ishte kështu.”
Denzel, i cili ka marrë gjithsej 10 nominime për Oscar në karrierën e tij deri më tani, ka fituar gjithsej dy çmime Oscar.