Denoncimi/ Asnjë përgjegjësi për zjarrin që kolapsoi spitalin e sëmundjeve të brendshme

Pak javë më parë një zjarr përfshiu katet e nëndheshme të spitalit të sëmundjeve të brendshme në QSUT. Që atëherë, spitali ka kaluar në kolaps dhe asnjë përgjegjësi nuk është nxjerrë për flakët që kanë djegur pajisje të kushtueshme. Në një mesazh të publikuar nga Sali Berisha, denoncohet heshtja që ka përfshirë institucionin, përgjegjësitë dhe pasojat që ka pasur rënia e zjarrit. Mesazhi më poshtë:

Fshehin djegien e madhe të spitalit të sapo inaguruar!
Asnjë përgjegjësi për djegien e spitalit që kushtoi miliona euro.

Krim i shëmtuar!

Lexoni denoncimin e mjekut dixhital!

Pershendetje Dr jam mjeke ne QSUT.Doja te ndaja nje informacion:

ne katet nentoke te spitalit te semundjeve te brendshme dhe kirurgjise abdominale – qe u perurua para 6 muajsh, investim disa milione euro- jane djegur baterite , USB dhe rrjeti elektrik e nuk dihet deri ku ka shkuar karbonizimi.
Te gjitha paijisjet diagnkstikuese (rezonanca, skanerat, ekot, laboratori) jane jashte funksioni- pajisje me vlera te medha monetare- pacientet jane shperndare ne spitale te tjera.

Tashme nuk ka asnje sherbim e shtrim- spitali eshte ne kolaps e jashte çdo funksioni. Nuk ka asnje vleresim te situates, as afate kohore per ndreqjen e rrjetit dhe kthimin ne normalitet.

Mbase eshte mire t’i kushtohet vemendje- Top channel e ka dhene shkarazi sipas njoftimit te ministres, kurse mediet e tjera s’e kane permendur fare per shkak te presionit nga ministria e cila bene gjithçka qe te minimiziohet dhe te shmanget hetimi dhe nxjerrja e pergjegjesive per zjarrin qe dogjii spitalin e ri. Ministria dhe drejtoria nuk lejojne punonjesit te futen e katet e nendhedhme te shkrumuara. Te pasigurta jane edhe vete themelet e nderteses
Mjeket jane nen presion sepse u eshte ngjeshur puna – nga 5 te semure , po punojne keto dite e s’dihet deri kur me 25 te semure me diagnoza te renda terminale.

Problemi fillon qe ne ngritjen e spitalit – i cili u konceptua me gjysmen e kapacitetit te shtreterve dhe te gjithe sherbimeve, edhe pse Tirana ka perqendrimin e popullsise dhe spitali i ndertuar para viteve ‘90 (kirurgjia e vjeter) kishte 2 here me shume mundesi per shtrime pacientesh e sherbimesh.
Just lutem bejeni publike kete demtim te madhe te spitalit te sapo inaguruara me pompe te madhe nga Rama.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top