Dënimi i Belerit/ Berisha: Rama u faktoi shqiptarëve se kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka folur për dënimin me 2 vjet burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Berisha tha se me atë dëni, sipas tij Rama tregoi shqiptarëve se kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj. Ai tha se kjo tregon akt flagrant kundër votës së lirë të shqiptarëve.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme për qëndresën tuaj të pamposhtur, misionin tuaj shpëtimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Miqtë e mi!

Çdo orë, ditë që kalon dëshmon se sa jetike, vendimtare është për fatin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, beteja pa kthim për përmbysjen e regjimit, e narko regjimit të bazuar në aleancën e pushtetit me organizatat kriminale, me korrupsionin dhe vjedhjen e shqiptarëve, me drogën. Çdo ditë regjimi tregon fytyrën e tij të shëmtuar. Nuk ndalet në krimet e tij nga asgjë.

Sot ai dëshmoi para shqiptarëve me dënimin e kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Himarës, Fredi Belerit, me dënimin pa asnjë shkak, pa asnjë faj, me dënimin mbi bazën e një dosje të stisur si në kohërat më të zeza të sigurimit të shtetit.

Me dënimin e tij, Edi Rama, miqtë e mi, ju faktoi shqiptarëve se pavarësisht se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj. Ky përbën një akt flagrant të këtij armiku të egër të votës së lirë të shqiptarëve.
Të dënosh me një proces farsë, një qeveritar të zgjedhur vendor, do të thotë se nuk pranon vullnetin e qytetarëve se dhe drejtësinë e ke shndërruar në një vegël të verbër të pushetit të krimit.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top