Dënim me burg për 1 vit/ Salianji bën një tjetër kërkesë drejtësisë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i ka bërë një tjetër kërkesë drejtësisë, për shtyrje të ekzekutimit të dënimit.

Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë sot në orën 12:30 kërkesën e avokatëve të deputetit Ervin Salianji për shtyrje te ekzekutimit të dënimit me burg.

Kërkesa është depozituar më 27 shtator ditën që deputeti demokrat u vetdorëzua vullnetarisht në polici pas vendimit të formës së prerë që e shpalli atë fajtor me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “Babale”.

Salianji që mbahet i izoluar në Burgun e Fierit pritet të përfaqëohet nga avokatët dhe sipas informacioneve nuk do të jetë i pranishëm në seancë.

Avokatët pritet të terhiqen nga kjo kërkesë pasi nuk ka më objekt.

Tashmë shpresa e Salianjit që e cilëson dënimin e tij politik mbetet gjykata e lartë e cila më datën 15 tetor do të shqyrtojë kërkesën për pezullimin e dënimit me burg.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top