Aksi i dëmtuar në Qukës-Qafë Plloçë ndodhet në afërsi të kthesës së Trebinjës, ku janë evidentuar ulje të niveleve në shtratin e rrugës. Vetëm 500 metra më larg, një tjetër dëmtim që prej muajit janar ende nuk është rregulluar. Loti 2 i rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka pësuar sërish dëmtime pranë zonës së quajtur Kthesa e Trebinjës. Aksi i dëmtuar ndodhet në afërsi të kthesës së Trebinjës, ku janë evidentuar ulje të niveleve në shtratin e rrugës.
Në muajin janar një pjesë tjetër e shtratit të rrugës, vetëm 500 metra larg dëmtimit të evidentuar tani, pësoi zhytje për shkak të rrëshqitjeve të strukturës. Por, edhe ai segment nuk është kthyer në normalitet, ndërsa duket se situata është përkeqësuar në të. Qarkullimi për mjetet është i orientuar vetëm në njërën korsi. Kalvari i dëmtimeve të rrugës Qukës-Qafë Pllocë ka nisur që prej inaugurimit të saj. Rruga Qukës–Qafë Plloçë ka kushtuar 260 milionë euro.
Duhet të kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, edhe një pjesë tjetër e këtij aksi, pësoi zhytje për shkak të rrëshqitjes së strukturës. Megjithatë pavarësisht se kanë kaluar kohë ky segment ende nuk është rikthyer në normalitet, ndërsa qarkullimi vijon të jetë i kufizuar dhe i orientuar vetëm në një korsi.
Problemet dhe dëmtimet në rrugën Qukës–Qafë Plloçë kanë nisur që prej inaugurimit të saj. Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, ka patur shumë problematika për shkak të reshjeve.
Kjo rrugë ka kushtuar 260 milion euro dhe është hapur për qarkullimin e mjeteve në shtator të vitit të shkuar. Ndërsa pas problematikave në lotin e tretë, së fundmi situata serioze është evidentuar dhe në lotin e dytë të rrugës.