Demi Lovato martohet me muzikantin Jutes

Demi Lovato i tha “po” muzikantit Jutes në Kaliforni të dielën, sipas revistës Vogue.

Në muajin shkurt, Lovato ndau një përditësim për martesën me fansat përmes një postimi në Instagram për Shën Valentin.

Postimi përfshinte foto të saj të veshur me të bardha, ndërsa partneri i saj ishte i veshur me kostum të zi klasik.

“Jordan, mezi pres të martohem me ty!! Tre vitet e fundit kanë qenë më të mirat e jetës sime,” shkruajti ajo në përshkrim.

“Jam e fiksuar pas zemrës tënde, dashurisë dhe dritës tënde. Mezi pres të plakemi bashkë dhe të krijojmë një familje. Gëzuar Shën Valentinin dashuria e jetës sime. Të dua!!”

Jutes (emri i vërtetë: Jordan Lutes) u përgjigj: “Gëzuar Shën Valentinin dashuria e jetës sime. Fjalët nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për të të përshkruar dhe s’do të ndalem kurrë së ndjeri si djali më me fat në botë.”

Ai shtoi: “Nuk ka ndjenjë më të mirë se të jesh i dashuruar me ty. Të adhuroj, zemër, dhe mezi pres të martohem me ty.”

Jutes, 34 vjeç, i propozoi Lovato-s, 32 vjeçe, në dhjetor 2023. Lajmi u bë publik pasi dolën fotot nga propozimi romantik, të realizuara nga fotografi profesional Angelo Kritikos.

Një burim për Page Six tha se Jutes e befasoi Demi-n duke e çuar në restorantin Craig’s në West Hollywood, Kaliforni, ku iu bashkuan familja dhe miqtë më të afërt.

“Jam ende pa fjalë. Mbrëmë ishte nata më e bukur e jetës sime dhe nuk mund ta besoj që do të martohem me dashurinë e jetës sime @jutesmusic…,” shkroi më vonë Lovato në Instagram.

Çifti është lidhur që nga gushti i vitit 2022 dhe bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në shkurt 2023, gjatë galasë së Clive Davis para çmimeve Grammy në Beverly Hills, Kaliforni.

Në një intervistë te “The Jennifer Hudson Show”, Lovato tregoi se ata u takuan në studio, teksa punonin për albumin e saj “Holy Fv-k”.

“Punojmë shumë mirë së bashku dhe jemi gjithashtu shumë të dashuruar,” deklaroi artistja. “Është e mrekullueshme të gjesh dikë me të cilin qesh dhe krijon muzikë bashkë. Është diçka shumë e veçantë.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top