Deliu, me ‘vrap’ te Dinamo: Mehmeti ka kërkuar gjashtë lojtarë për një skuadër pretendente

Nuk arriti të futej në Final 4 vetëm në fund, por përmbushi misionin për të mbajtur Dinamon në Superiore, pas një starti katastrofik të sezonit. Tani Dritan Mehmeti kërkon të ndërtojë një skuadër që t’i përgjigjet mendimeve të tij për futbollin dhe kohë për të humbur nuk ka. Tekniku, sidoqoftë, i ka idetë e qarta në lidhje me përforcimet që i duhen dhe ia ka komunikuar presidentit Bardhi dhe drejtuesve të klubit. Dy anësorë ofensivë, që i ka dëshiruar që në sezonin e kaluar në dritaren e dimrit, një qendërmbrojtës, dy mesfushorë qendre dhe një qendërsulmues.

Nëse fleta me role është në tryezën e drejtuesve të paktën për mesfushorët e qendrës ata kanë emra konkretë. Ardit Deliu në skadencë kontrate me Tiranën është i preferuari për teknikun, për të forcuar një repart që mungesën e eksperiencës e kishte thembrën e akilit. Bashkë me 26 vjeçarin synohet edhe Bruno Dita i Shkëndijës, por një njohje e vjetër e Superiores, që do ti bënte shumë punë mesfushës dinamovite. Të dy janë ende në bisedime, port ë tentuar nga idea për tu bashkuar me projektin e ri.

Dinamo ndërkohë ka shënuar edhe blerjen e parë të verës. Peter Mandela Itodo është prezantuar te blutë. Sulmuesi nigeriani ka firmosur për 3 vjet me klubin kryeqytetas, pasi impresionoi sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë me Luzin, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, me 19 gola.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top