Delegacioni i BE në Tiranë: Fondet për bujqësinë ndalen për shkak të korrupsionit!

Delegacioni i Bashkimit Europian konfirmoi ndërprerjen e fondeve në ndihmë të bujqësisë shqiptare për shkak të korrupsionit në ndarjen e tyre, si një masë për të mbrojtur paratë e taksapaguesve europianë. BE ka njoftuar se bllokimi i parave ndodh pas një hetimi të Zyrës Eropiane Kundër Mashtrimit, pas akuzave për korrupsion.

Në përgjigjen e Komisionit Europian për News24 sqarohet se hetimi për korrupsionin në ndarjen e fondeve vazhdon.

“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.

Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.”, thuhet në përgjigje.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top