Delegacioni i BE në Tiranë del kundër Ramës, mesazhi i fortë: Mbro natyrën

Në një kohë që protestat në vend kanë hyrë në ditën e 9 të tyre dhe çdo ditë po shoqërohen me pjesëmarrje akoma më masive, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka bërë një reagim zyrtare në të cilën bën thirrje për mbrojtën e natyrës.

Edhe pse kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga projekti i Zvërnecit dhe ai i Sazanit, protestuesit kanë vendosur një sërë kushtesh, të cilat nisin me dorëheqjen e kryeministrit dhe anulimin e projekteve që cenojnë natyrën si në Zvërnec apo dhe paktën e maleve, të cilën e konsiderojnë si shitje të pasurisë së shqiptarëve.

Në mesazhin e tyre, delegacioni i BE ka bërë thirrje që institucionet të mbrojnë natyrë sa janë në kohë.

“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.
Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.

Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme. Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë. Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë.”, thekson delegacioni i BE.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top