Del sondazhi/ Shqiptarët nuk duan t’i kenë afër anëtarët e LGBT

    Sondazhi i fundit i “Barometrit” në Euronews Albania, i ka vendosur qytetarët përballë pyetjeve që kanë të bëjnë me komunitetin LGBT+ në vendin tonë. Në përgjigjet e pyetjeve të bëra për qytetarët është i dukshëm niveli i lartë i mos njohjes se përgjithshme me këtë komunitet . Pyetjes “në jetën tuaj a keni njohur direkt apo keni eksperiencë te drejtpërdrejtë me ndonjë person te komunitetit LGBT” përqindja e atyre qe përgjigjen jo është 86.3 %.

    Përballë një shifre të këtij niveli për mosnjohjen, pyetjet e tjera i kanë vendosur qytetarët përballë situatave hipotetike për prezencën e komunitetit LGBT, në nivele, pozicione, afërsi të ndryshme. Ajo çfarë duket qartë ëshët se sa më afër të supozohet të jenë persona të komunitetit LGBT me të pyeturit, aq më e lartë është papranueshmëria e tyre. Saktësisht për ti pasur kolegë papranueshmëria është 61.2 %.

    Për t’i patur fqinj refuzimi është 63 .8%. Për t’i pasur drejtues në vendin e punës, 64.6 % refuzojnë. Nëse supozohet ti kenë mjekë të familjes, 64.3 % thonë jo. A do ta pranonin një nga komuniteti LGBT si mik, 73.7 % refuzojnë. Mësues të fëmijëve, 81.1% nuk janë dakord. Të pyetur a do të pranonin që një familjar i tyre të kishte martesë apo bashkëjetesë , përqindja e mospranimit është 94.2 %.

    Por si është Shqipëria krahasuar me vende të ndryshme në nivel global, për dakordsinë për martesat mes te njëjtës gjini? Në sondazhin e “Barometri” të kësaj jave, rezultoi se vetëm 10% e të pyeturve janë dakord me martesat e te njëjtit seks. Krahasuar me dakordësinë e vendeve te tjera europiane, Amerikës se jugut, Amerikës së veriut dhe Azisë ne renditemi në fund të listës.

    Në krye te listës me 92 % dakordësi për martesat e te njëjtit seks është Suedia dhe vendi i fundit Nigeria me 2%. Nga vendet fqinje ne renditemi me poshtë se Greqia me 41 % dhe Itali 73 %. Nga vendet e Bashkimit Evropian me dakordësi me të ulët sipas “ Pew research center” është Polonia me 31% te dakordësisë.

     

    Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
    Scroll to Top