Një botim i Biblës që dikur i përkiste Elvis Presley-t tashmë ka dalë në ankand.
Oferta për Biblën e Shenjtë kap shifrën e 30,000 dollarëve, sipas GWS Auctions, duke shtuar se një ankand i drejtpërdrejtë është planifikuar të fillojë më 25 maj.
Bibla është e stampuar me emrin “Elvis Aaron Presley” në ar dhe përmban një sasi të madhe të faqeve të shënuara nga libri dhe pasazheve të nënvizuara. Kjo Bibël ishte një nga tre gjërat që Elvis mbante në tryezën e tij pranë krevatit dhe daton nga viti 1977.
Ankandi vjen pasi prona e Graceland në Memphis është planifikuar të shitet ditën e sotme. Mbesa e Elvisit, aktorja Riley Keough, e cila është pronarja aktuale e Graceland ka deklaruar se shitja është ‘mashtrim.