Deklarata/ Xherdan Shaqiri një patriot…zviceran!

Të gjithë ata që janë entuziazmuar nga shqiponjat e Xherdan Shaqirit teksa shënonte kundër Serbisë në botëror, apo me këpucët e tij ku mban flamurin e Kosovës duhet të tregohen të matur dhe të durishëm. në 23 shtatorin e ardhshëm Shaqiri do të sillet si një patriot, por ama zviceran. Ai do të luaj në Prishtinë në një ndeshje të vlevshme për kampionatin europian kundër vendit të tij të origjinës, i cili pretendon të kualifikohet për herë të parë në këtë kompeticion. Por Shaqiri ka premtuar se do të luajë me 100% të mundësive kundër Kosovës. “Unë luaj për Zvicrën. Por unë u linda në Kosovë dhe i dua të dy vendet. Do të jap 100% për Zvicrën. Do të jetë një çast krenarie sigurisht. Do ta shijoj çdo çast të lojës atje sepse do të vijë e gjithë familja ime. Do të jetë emocionale për mua. Dhe jam i sigurt se do të më mirëpresin shumë ngrohtë”, tha Shaqiri gjatë një interviste për The Guardian.

 

Rrëfimi i Xherdan Shaqirit/ “Sekreti i flamujve në atletet e mia”
Zvicra është kryesuese e Grupit I pasi ka fituar dy ndeshjet e para, duke shënuar tetë gola dhe duke mos e pranuar asnjë. Kosova, ndërkohë, është e treta me vetëm dy pikë pas dy barazimeve zhgënjyese në dy ndeshjet e para në mars. Ndeshja mes tyre në 23 shtator pritet të jetë përcaktuese, sidomos për fatin e Kosovës në tentim për t’u kualifikuar në një evropian për herë të parë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top