Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione dhe debate të ashpra lidhur me qëndrimin e qeverisë ndaj deklaratave kërcënuese të zyrtarëve serbë për Kosovën.

Deputeti Redi Muçi, i pari që mori fjalën, akuzoi kryeministrin Edi Rama për heshtje të pajustifikueshme përballë kërcënimeve për “spastrim etnik”.

Muçi solli në vëmendje deklaratat e ministres serbe, Snežana Paunović, e cila ka paralajmëruar spastrim etnik në Kosovë, si dhe mbështetjen e shprehur nga Ivica Daçiç për këtë qëndrim.

“Çfarë pret kryeministri për të reaguar për deklaratën e ministres serbe dhe mbështetjes së dhënë ndaj kësaj deklarate nga Daçiç, ndërsa Kosova e ka shpallur zonjën non grata. Spastrimi etnik është shpallur krim kundër njerëzimit. Deklarata të tilla shoviniste shkelin Kushtetutën e Shqipërisë, ku shkruhet se mbrohen të drejtat e popullit shqiptar që jetojnë jashtë saj.Nëse Rama nuk mban qëndrim për këtë deklaratë, për çfarë do të mbajë? u shpreh Muçi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top