DejaVu në Paris, Valiev mposhet në çerekfinale nga Jamalov dhe bën tifo për atë që e mundi

I mundur në çerekfinale e me shpresën te mundësi që e mposhti për të patur shansin e një ripeshkimi për medaljen e bronxtë në Paris 2024. Për Chermen Valiev është një dejavu e asaj që ndodhi me Zelimkhan Abakarov, por duke kryqëzuar gishtat që të mos shkojë njësoj. Mundësi kuqezi nuk ia ka dalë përballë uzbekut Razambek Jamalov të kalonte në gjysmëfinalet e Paris 2024.

Një ndeshje në të cilën Valiev është befasuar vetëm në fund, pasi mori kryesimin me pikë teknike shumë shpejt. Një ndeshje me përmbysje e kundërpërmbysje pikësh në 3-2 për Jamalov dhe pastaj 5-3 për Valiev. Ajo që ndodhi në fund ishte për të ardhur keq me uzbekun që bëri tre pikë, duke e mundur 6-5 për një vend në gjysmëfinale.

 

Tani edhe Valiev pret më shpresë nga mundësi Jamalov, për të pasur një mundësi për të luftuar për medalje. Nëse sportisti nga Uzbekistani shkon në finale, ai do ta çonte mundësin që përfaqëson Shqipërinë në ndeshjet për medaljen e bronxtë.

Valiev

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top