Dedikimi i Dua Lipa për ditëlindjen e partnerit

Dua Lipa ka shpërndarë një mesazh në Instagram duke i uruar ditëlindjen të dashurit të saj Romain Gavras.

Ajo postoi një foto të sajën e veshur me një fustan bardhë e zi me mëngë të gjata me pika, duke ecur krah për krah Gavras përgjatë një ballkoni hoteli. Këngëtarja, fytyra e së cilës mund të shihej pjesërisht në foto, dukej se ishte duke i buzëqeshur Gavras, teksa i kishte vendosur krahun rreth supit të tij. “Joyeux anniversaireeeee bebé 💞”, shkroi ajo në postim.

Këngëtarja e “Don’t Start Now” dhe regjisori francez ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në shkurt, kur u fotografuan duke lënë së bashku një festë të BAFTA në Londër. Disa muaj më vonë, më 19 maj, Gavras dhe Lipa dolën publikisht me romancën e tyre në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërsa ndiqnin premierën e Omar La Fraise (Mbreti i Algjerit).

Përpara regjisorit, Dua ishte në një lidhje dyvjeçare me Anwar Hadid derisa zyrtarisht u ndanë në vitin 2021. Ndërsa Romain më parë ishte në një lidhje prej gjashtë muajsh me këngëtaren Rita Ora. Një përfaqësues i Gavras konfirmoi për Daily Mail se ata u ndanë në mars 2021 për shkak të orareve kontradiktore dhe angazhimeve të punës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top