Reshjet e borës janë rikthyer në qarkun e Shkodrës në lartësitë mbi 800m. Aksi Bogë-Theth vijon të jetë më delikati për shkak të trashësisë së dëborës e cila i ka kaluar 70cm. 2 mjete kanë punuar gjatë natës me qëllim mbajtjen hapur të këtij aksi
Pavarësisht hapjes së rrugës dhe kriposjes së saj specialistët e autoritetit rrugor apelojnë për përdorim të gomave dimërorë dhe zinxhirëve. Edhe aksi Lepushë- Vermosh po mbahet i hapur.
Nga bashkia Fushe Arrëz, raportohet se gjatë natës kanë rënë rreth 15 cm dëborë.
Momentalisht rruget janë të hapura. Shqetësim mbetet energjia elektrike e cila mungon në disa zona të Vermoshit, bashkisë Fushë Arrëz dhe bashkisë Vau Dejës.