Debate për raportin e DASH/ Bylykbashi: Çështjet që ngre ulin në gjunjë çdo qeveri

Raporti i DASH është kthyer në një temë të “nxehtë” debati në Kuvend. Deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha se çështjet që ngre ky raport ulin në gjunjë çdo qeveri.

Sakaq kërkoi ndryshimin e rendit të ditës pasi më herët disa deputetë kërkuan një mocion me debat sa i takon këtij raporti.

Bylykbashi:
Çështjet që ngre raporti i DASH janë çështje që ulin në gjunjë çdo qeveri. Korrupsioni, dhunimi i zgjedhjeve, mungesa e lirisë së mediave, etj, i keni aty. Çfarë duhet të sqarojmë më tepër ne. Sot nuk ka asgjë tjetër veçse asaj që kemi thënë një vit rresht, opozitës po i ngushtoni çdo mundësi për të kontrolluar maxhorancën. Parlamenti është vetëm një vulosës.

Folët për një rend dite të zakonshëm. Për çfarë, për atë vulosjen te Porti i Durrësit. I hiqni mundësitë qytetarëve të Durrësit vetëm e vetëm që të pasurohen ata që ndërtojnë atje. Në kërkojmë ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen në rendin e ditës të raportit të DASH.

KAS vulos vendimin për rezultatin e Rrogozhinës, çfarë do të ndodhë me kutinë e burgut

Letra e 100 studiuesve të huaj kundër mbylljes së Akademisë Albanologjike

Meta: Qeveria ka në krye të agjendës asimilimin e identitetit kombëtar

Ekspertët e OKB-së ngrenë alarmin: ‘Vala toksike’ e ndotjes plastike është duke rrezikuar shëndetin e njerëzve

Plani i ri britanik për emigrantët/ Braverman: Shqiptarët që kalojnë La Manshin do të depërtohen brenda 20 ditësh

Këtë javë pritet miratimi i ligjit të ri për pensionet private, shtohen lehtësitë fiskale

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top