Debate për raportin e DASH/ Bylykbashi: Çështjet që ngre ulin në gjunjë çdo qeveri

Raporti i DASH është kthyer në një temë të “nxehtë” debati në Kuvend. Deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha se çështjet që ngre ky raport ulin në gjunjë çdo qeveri.

Sakaq kërkoi ndryshimin e rendit të ditës pasi më herët disa deputetë kërkuan një mocion me debat sa i takon këtij raporti.

Bylykbashi:
Çështjet që ngre raporti i DASH janë çështje që ulin në gjunjë çdo qeveri. Korrupsioni, dhunimi i zgjedhjeve, mungesa e lirisë së mediave, etj, i keni aty. Çfarë duhet të sqarojmë më tepër ne. Sot nuk ka asgjë tjetër veçse asaj që kemi thënë një vit rresht, opozitës po i ngushtoni çdo mundësi për të kontrolluar maxhorancën. Parlamenti është vetëm një vulosës.

Folët për një rend dite të zakonshëm. Për çfarë, për atë vulosjen te Porti i Durrësit. I hiqni mundësitë qytetarëve të Durrësit vetëm e vetëm që të pasurohen ata që ndërtojnë atje. Në kërkojmë ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen në rendin e ditës të raportit të DASH.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top