Debate në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë/ Shalsi përjashton Shehajn

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ka nisur me debate. Në këtë mblehdje është i pranishëm edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërise, Gent Sejko i cili po jepte sqarime në lidhje me mikro kreditë.

Gjatë mbledhjes kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi ka përjashtuar anëtarin Agron Shehaj duke i thënë se ai nuk është te mëhalla e tij politike që të sillet si të dojë ai. Ndërkohe Shehaj iu pergjigj duke i thënë se tha se përjashtimi i tij po bëhej, sepse Shalsit nuk i pëlqyen pyetjet.

Eduart Shalsi: Të lutem, të zhvillojmë mbledhjen në mënyrë normale. Të lutem, mos më fol për parime.

Agron Shehaj: Ne kemi ardhur këtu për të dëgjuar zotin guvernator. Qytetarët janë vjedhur e kjo është më e rëndësishmja.

Eduart Shalsi: Ndërpritet mbledhja 2 minuta dhe kërkoj përjashtimin tënd nga Komisioni në bazë të Rregullores.

Agron Shehaj: Pse po përjashtohem, se po ngre një shqetësim? Do na lësh të flasim për vjedhjen e qytetarëve apo jo. Nuk të pëlqejnë pyetjet?

Eduart Shalsi: Nuk je tek mëhalla jote këtu. Të mëhalla jote politike sillu si të duash. Ndërpritet mbledhja për 5 minuta.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top