Debate në mbledhjen e Komisionit për TIMS/ Gjylameti largohet nga salla, Salianji: Le të iki

Janë zhvilluar debate në mbledhjen e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Shkak i debati ishte radha e anëtarëve të Komisionit për të mbajtur fjalën në seancë.

“E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë”, tha deputetja socialiste Blerina Gjylameti, ndërsa kreu i Komisionit, Ervin Salianji iu drejtua: “Kur ta drejtoni ju! Gështenja e ka fjalën”.

Deputetja e PS pas debatit është larguar nga salla, ndërsa më pas mbledhja u ndërpre për të rinisur pas 5 minutash.

Pjesë nga debati:

Salianji: E ka kërkuar Gështenja fjalën për procedurë, nuk e përcaktojnë dot.

Gjylameti: E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë.

Salianji: Kur ta drejtoni ju. Gështenja e ka fjalën.

(Gjylameti ngrihet dhe largohet nga salla.)

Salianji: Le të iki, mbledhja vazhdon pa asnjë problem, le të kërcejnë, të bëjnë çfarë të duan.

Gështenja: Vendimi i Kushtetueses ka qenë një shuplakë për ju.

Salianji: Ikni, nuk mbyllet mbledhja vazhdon.

Gogu: Nëse keni objektiv të prishni mbledhjen.

Salianji: Këtë punë kanë këta janë të shqetësuar nga mali me paligjshmëritë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top