Gjërat me sa duket u tensionuan mes Jennifer Lopez-it dhe Ben Affleck-ut, ndërsa të dy udhëtonin me makinë nëLos Angeles të premten.
Në fotot e marra nga Page Six, këngëtarja e “Jenny From the Block” shikonte me zemërim përpara ndërsa aktori i fliste asaj. Një tjetër foto tregonte Lopez duke vështruar Affleck-un ndërsa ai vazhdonte të fliste.
Ndërsa është e paqartë se çfarë mund të kenë diskutuar të dy,Affleck kohët e fundit është komentuar në media pasi ka ndarë një moment intim në makinën e tij me ish-gruan Jennifer Garner dhe një nga vajzat e tyre. Siç ishte raportuar më parë nga Page Six, aktorja e “Alias”, u fotografua në fillim të këtij muaji duke përqafuar aktorin.
Ish-ët kanë mbajtur një marrëdhënie miqësore bashkëprindërore që nga ndarja e tyre në 2015. Ben vazhdoi me Lopez, me të cilën u martuarnë korrik 2022, ndërsa Garner po takohet me biznesmenin John Miller.
Sa i përket mënyrës sesi të tre po bashkëpunojnë së bashku për fëmijët e tyre, një burim i tha Daily Mail se Affleck është shumë më “i shëndetshëm” tani që ai është me Jennifer. Insajderi gjithashtu deklaroi se aktoret shkojnë mirë dhe se fëmijët e tyre “e duan njëri-tjetrin”. “Është vërtet një situatë shumë e lumtur bashkëprindërimi”, shtoi burimi.