Në mbledhjen e sotme të Komisionit hetimor për Shëndetësinë, nënkryetari Plarent Ndreca, pyeti audituesin e KLSH nëse ai kishte kualifikimet profesionale për auditime të tilla. Kjo mori një kundërpërgjigje nga ana e kryetares Albana Vokshi e cila iu drejtua duke i thënë të mos intimidojë dëshmitarët. Pas debatesh me përfaqësuesit e opozitës, mbledhja u ndërpre me dakordësinë e dy palëve për një pushim të shkurtër.
Pjesë nga debati:
Plarent Ndreca: Në dijeninë time ka standarde të caktuara për auditimin e koncensioneve. Pra, ju nuk keni një certifikatë profesionale në fushë e auditimit, vetëm jeni punonjës i KLSH”, tha Ndreca teksa audituesi tha se kishte mbaruar studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe punonte në Kontrollin e Lartë të Shtetit prej vitit 2005.
Albana Vokshi: Nuk je këtu për të gjykuar çfarë formimi profesional të auditorit të KLSH-së. E gjykon punëdhënësi, jo ti.
Plarent Ndreca: Nuk gjykova por e pyeta për të krijuar bindjen time sa formim ka për të bërë kontrollin.
Albana Vokshi: Hajde flasim për vjedhje. Mos intimido dëshmitarët.