Dea Mishel tregon për ndërhyrjen e papritur

Deamishel Hoxha është rikthyer në ekran pas një shkëputjeje të gjatë televizive. Në paraqitjen e saj në “Top Arena”, ish-banorja e “BBVA 2” tregoi se ka kryer një operacion delikat në kokë.

“Kjo shkëputje e gjatë e imja nga ekrani erdhi sepse më duhet të fokusohesha te shëndeti. Një ndërhyrje e papritur, diçka që dukej të ishte e vogël, por doli se ishte një gjë shumë e komplikuar dhe më trembi goxha të them të drejtën”, u shpreh Deamishel.

Më tej, shtoi:
“Më sfidoi, por gjithashtu më mësoi shumë. Më ka mësuar të jetoj momentin, të gjej lumturi në gjërat e vogla në jetë, që ndoshta ndonjëherë i marrim për të mirëqena, si për shembull, familja, shoqëria, njerëzit që duam…”.

Ajo gjithashtu ndau me njerëzit një mesazh, duke i nxitur të mos i lënë pas dore kontrollet mjekësore.

“Kam një mesazh për të gjithë ata që na ndjekin. Mos i lini kontrollet mjekësore pas dore, sepse një kontroll i hershëm mund të shpëtojë një jetë. Forca për të gjithë ata që mund të kenë një problem shëndetësor. Lutem për ju, jepini vetes pozitivitet, sepse mrekullitë ndodhin. Besoni në Zot!”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top