De Rossi paguhet 20 herë më pak se Mourinho: trajneri i ri i Romës është më ‘i varfëri’ i Serie A

Pas shkarkimit të papritur të José Mourinho, pankinën e Romës e mori Daniele De Rossi, deri në fund të sezonit. Një mundësi e rëndësishme për trajnerin nga Ostia që nënshkroi kontratën bosh, pa negociuar as për rrogën, që është më të ulëta në Serie A. Një zgjedhje karriere sigurisht, por edhe dashurie, për atë fanellë që ndihet e qepur si një lëkurë e dytë.

SA FITON DE ROSSI TE ROMA?
Kur ishte kapiten i ekipit, De Rossi kishte ndër pagat më të larta në skuadër. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe si trajner ai merr pagën më të ulët në Serie A. 350 mijë euro neto deri në korrik, praktikisht më pak se D’Aversa te Lecce dhe Gilardino te Genova që marrin 500 mijë euro neto. Një pagë e ulët edhe për Serie B, megjithëse vlen të theksohet se është një kontratë gjashtëmujore. Megjithatë, duke e krahasuar atë me atë të paraardhësit të tij José Mourinho, shifrat janë të pamëshirshme. Portugezi kishte pagën më të lartë neto në Serie A së bashku me Max Allegri prej 7 milionë eurosh.

Me llogari në dorë, De Rossi fiton 20 herë më pak se Special One. Natyrisht, karriera dhe palmaresi i tij janë të ndryshëm, por është ende mbresëlënëse të shihet mospërputhja mes të dy pagave. Ajo e ish-kapitenit verdhekuq ishte padyshim një zgjedhje e përzemërt me një motivim të vogël. Klubi do t’i japë 1 milion euro nëse arrin të kualifikohet në Champions League. E pastaj? E ardhmja mbetet ende për t’u shkruar, por klubi ka në mendje një trajner elitar për sezonin e ardhshëm, DDR do të ketë detyrën t’i ndryshojë mendjen.

Kkimi i pagave të trajnerëve të (neto):
1. Juventus – Massimiliano Allegri – 7 milionë
2. Roma – José Mourinho – 7 mln | Daniele De Rossi – 0.35 mln
3. Inter – Simone Inzaghi – 5,5 mln
4. Milan – Stefano Pioli – 4 mln
5. Atalanta – Gianpiero Gasperini – 3 mln
6. Lazio – Maurizio Sarri – 3 mln
7. Napoli – Rudi Garcia – 3 mln | Walter Mazzarri – 1 mln (përfshirë bonus)
8. Bologna – Thiago Motta – 2 mln
9. Torino – Ivan Juric – 2 mln
10. Fiorentina – Vincenzo Italiano – 1,7 mln
11. Cagliari – Claudio Ranieri – 1,5 mln
12. Salernitana – Paulo Sousa – 1,2 mln | Filippo Inzaghi – 0,55mln
13. Hellas Verona – Marco Baroni – 1 mln
14. Monza – Raffaele – Palladino – 1 mln
15. Sassuolo – Alessio Dionisi – 1 mln
16. Frosinone – Eusebio Di Francesco – 0,75 mln
17. Udinese – Andrea Sottil – 0,75 mln | Gabriele Cioffi 0.7 mln
18. Empoli – Paolo Zanetti – 0,6 mln | Aurelio Andreazzoli 0,5 mln | Davide Nicola akoma i padisponueshëm
19. Genoa – Alberto Gilardino – 0,5 mln
20. Lecce – Roberto D’Aversa – 0,5 mln

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top