De Laurentiis tallet me Al Hilal: “Për 200 milionë blini një këmbë të Osimhen”

Në Francë, l’Equipe duartroket Aurelio de Laurentiis, të vetmin që nuk i është dorëzuar lajkave arabe: “Pak kanë rezistuar ndaj parave të Arabisë Saudite, vetëm një njeri i guximshëm ka spikatur” shkruan e përditshmja e njohur franceze. Për këtë arsye përmendet oferta e Al Hilal për Victor Osimhen. Nëse sulmuesi është lëkundur nga propozimi për një pagë mbi 40 milionë euro në vit, presidenti blu iu përgjigj në mënyrë ‘kinematografike’ arabëve.

“Oferta juaj prej 200 milionë eurosh mund të blejë vetëm një këmbë të Osimhen, me mirëkuptimin e De Laurentiis”. Kjo ka qenë përgjigja që pronari i Napolit i dërgoi Al Hilal. Në email ishte përfshirë gjithashtu Roberto Calenda, menaxheri i nigerianit. “Për vitin e ardhshëm mendoj se do të jeni në gjendje të ofroni 500 milionë. E ndoshta do ta shqyrtojmë ofertën tuaj. Po e përsëris: ndoshta”, përfundoi De Laurentiis në email.

 

Al Hilal duhet të zhgënjehet kështu me përgjigjen përfundimtare të presidentit të Napolit. Pasi klubet arabe kanë siguruar pothuaj cilindo lojtar që vunë në shënjestër, duke bindur qoftë lojtarët ashtu dhe klubet, tani detyrohen të marrin një refuzim të fortë. Një refuzim që ndoshta mund të jetë një sinjal kthese edhe i të tjerëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top