Spanja dhe Belgjika do të zbresin sot në fushë për ndeshjet e tyre të para në Kupën e Botës, duke synuar ta nisin me fitore aventurën në turne.
Spanjollët do të përballen me Kepin e Gjelbër në Atlanta, ndërsa trajneri Luis de la Fuente ka në dispozicion të gjithë lojtarët kryesorë. Nico Williams, Víctor Munoz dhe Lamine Yamal janë rikuperuar dhe të gatshëm për ndeshje.
Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se Yamal mund ta nisë takimin nga banka rezervë, me stafin teknik që synon të shmangë çdo rrezik për lëndim të talentit 18-vjeçar të Barcelonës.
Në Grupin G, Belgjika do të përballet me Egjiptin në Seattle. Vëmendja do të jetë te Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah, dy yjet kryesorë të kombëtareve respektive, të cilët pritet të jenë protagonistët kryesorë të sfidës.